Dënohet me 15 vjet burgim Beran A. për planifikim të sulmit në koncertin e Taylor Swift-it - NACIONALE

Dënohet me 15 vjet burgim Beran A. për planifikim të sulmit në koncertin e Taylor Swift-it

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Një gjykatë austriake të enjten dënoi me 15 vjet burgim një 21-vjeçar me prejardhje shqiptare për planifikim të një sulmi në koncertin e këngëtares së famshme, Taylor Swift.

Koncerti ishte planifikuar të mbahej në Vjenë në vitin 2024, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Trupi gjykues e shpalli të riun me prejardhje nga Maqedonia e Veriut fajtor për akuza të ndryshme të lidhura kryesisht me terrorizmin.

I dënuari i tha gjykatës më herët të enjten se i vinte keq, para se trupi gjykues të mblidhej për disa orë që ta shqyrtonte vendimin, raporton televizioni BBC.

Në Vjenë ishin planifikuar tri koncerte të këngëtares së njohur, por ato ishin anuluar menjëherë, duke zhgënjyer pothuajse 20 mijë fansa. Të gjitha biletat për këto koncerte ishin shitur.

Lajme të ngjashme