Dënohen me 2 vjet e gjashtë muaj burgim dhe 35 mijë euro gjobë dy persona për fajde - NACIONALE

Dënohen me 2 vjet e gjashtë muaj burgim dhe 35 mijë euro gjobë dy persona për fajde

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është dënuar më 1 vite e gjysmë burgim dhe 25 mijë euro gjobë Remzi Jahiri pasi akuzohet për fajde përderisa Hilmi Dudi është dënuar me 1 vit burgim dhe 10 mijë euro gjobë pasi ngarkohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të fajdesë.

Kështu është bërë e ditur përmes aktgjykimit të shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Remzi Jahiri u dënua për veprën penale “fajde” në vazhdimësi ndërkaq Dudi për “ndihmë në kryerjen e veprës penale të fajdes”, raporton Betimi për Drejtësi.

Po ashtu gjykata konfiskoi sendet nga të akuzuarit sipas vërtetimit mbi sekuestrimin e atyre sendeve.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 22 prill 2022, Remzi Jahiri ngarkohet se ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarve Valon Maliqeviq, Drilon Maloku, Liridon Berisha dhe Valon Krasniqi, duke u dhënë para me fajde në shuma të ndryshme, me kamatë mujore e duke pranuar para në shuma dukshëm joproporcionale.

Ndërsa, për të akuzuarin Hilmi Dudi thuhet se nga viti 2018 deri më 24 tetor 2019, në restorantin e “Petrol Company” në Fushë-Kosovës, ka ndihmuar të akuzuarin Jahiri në dhënien dhe marrjen e parave për të dëmtuarit e lartcekur, në atë mënyrë që sa herë të dëmtuarit kanë marrë paratë si në dispozitivin e aktakuzës, si dhe kanë kthyer paratë nga i akuzuari Jahiri, prezent ka qenë edhe i akuzuari Dudi.

Lajme të ngjashme