Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin, dëshmitarët të pakënaqur: Vendimi i gjykatës është qesharak - NACIONALE

Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin, dëshmitarët të pakënaqur: Vendimi i gjykatës është qesharak

2 orë më parë

nga NACIONALE

Dëshmitarët e Masakrës së Saradanit nuk janë pajtuar me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila edhe në rigjykim e ka dënuar me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin.

Duke shprehur pakënaqësinë e tyre me këtë vendim, ata kanë bërë me dije se i akuzuari për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 ka marrë vendim qesharak.

Dëshmitari Naim Elshani, i cili ende i bart në trup plagët e kësja masakre, ka thënë se nuk pajtohet me këtë vendim.

“Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Ky vendim është qesharak. 12 vjet burgim t’i merr një kriminel ku me sytë e mi e pashë në krim, tortura, i përjetova, ku ende sot plagët më kullojnë gjak. Domethënë, është tmerr. Unë nuk pajtohem me këtë vendim”, ka thënë Elshani.

Lajme të ngjashme