Dënimi i sulmuesve të Valon Sylës: Qe çka thotë Kodi Penal për rastet e tilla - NACIONALE

Dënimi i sulmuesve të Valon Sylës: Qe çka thotë Kodi Penal për rastet e tilla

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesit e Valon Sylës janë dënuar me nga 2 vjet burgim.

Ata kanë qenë të akuzuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor e cila parasheh dënim me gjobë ose me burg deri në 3 vjet.

Megjithatë, në rastin e Sylës është edhe një tjetër dispozitë përcaktuese në Kodin Penal që ndërlidhet me dënimin.

“Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose është e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të mbrojtura kryesi dënohet me: 3.1. burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni”, thuhet në Kodin Penal.

Lajme të ngjashme