Dënimi i Koalicionit për Familje, juristi Berisha kritikon PZAP-in: Mosni me axhin se s’bon kështu - NACIONALE

Dënimi i Koalicionit për Familje, juristi Berisha kritikon PZAP-in: Mosni me axhin se s’bon kështu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Durim Berisha, jurist i njohur, ka komentuar vendimin e PZAP-it për të dënuar Koalicionin për Familjen me 4.500 euro për shkak të gjuhës ndaj komunitetit LGBTQI+.

Berisha, që dikur kishte shërbyer si këshilltar i kryeministrit Albin Kurti gjatë qeverisë Kurti I, e ka kritikuar këtë vendim.

Sipas Berishës, vendimi i PZAP-it paraqet perpjekje për imponim të bindjeve të caktuara.

“Vendimi i PZAP cenon disa liri dhe te drejta themelore te individeve qe permenden ne vendim dhe paraqet perpjekje per inponim te bindjeve te caktuara, gje qe nuk i lejohet pushtetit shteteror, as atij gjyqesor.

Te perdoresh besimin tend apo natyrshmerine si baze per te arsyetuar bindjet tua, jo vetem qe nuk eshte gjuhe e urrejtjes, por liri dhe e drejte e themelore e garantuar me Kushtetuten e Republikes se Kosoves dhe Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut.

Mosni me axhin se s'bon keshtu” – ka shkruar Berisha, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme