Dëmtohet rëndë piktura e politikanit britanik të ndërlidhur me formimin e Izraelit - NACIONALE

Dëmtohet rëndë piktura e politikanit britanik të ndërlidhur me formimin e Izraelit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia britanike ka nisur një hetim pas dëmtimit të pikturës së një politikani të ndërlidhur me themelimin e Izraelit si shtet.

Organizata “Palestine Action” tha se njëri nga aktivistët e saj e ka “prishur” pikturën e vitit 1914 të Lord Balfour-it në Kolegjin e Trinitetit, pjesë e Universitetit të Keimbrixhit, raporton televizioni BBC.

Në një deklaratë të publikuar në uebfaqen e kësaj organizate thuhet se piktura është “prerë” dhe është spërkatur me sprej me ngjyrë të kuqe.

Një zëdhënëse e policisë në Cambridgeshire tha: “Këtë pasdite pranuam një raportim në internet për dëmtim kriminal sot të një pikturë në Kolegjin e Trinitetit, në Keimbrixh.”

“Oficerët janë në skenë për t’i siguruar dëshmitë dhe përparimin e hetimit. Asnjë arrestim nuk është bërë në këtë fazë” – shtoi ajo.

Arthur James Balfour ishte sekretar i Jashtëm më 1917, kur ishte bërë një deklaratë me zotimin për përkrahjen nga Britania për themelimin “në Palestinë të një shtëpie kombëtare për popullin hebraik” dhe nga disa historinë është parë si pikë fillestare e konfiktit arabo-izraelit.

Lajme të ngjashme