Demokratët vetëm një vend larg mbajtjes së kontrollit të Senatit të ShBA-së - NACIONALE

Demokratët vetëm një vend larg mbajtjes së kontrollit të Senatit të ShBA-së

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Demokratët janë vetëm një ulëse larg mbajtjes së kontrollit të Senatit të ShBA-së, ndërkohë që të gjithë sytë janë drejtuar nga Nevada, ku gara duket se po shkon gjithnjë e më shumë në drejtim të demokratëve.

Të premten vonë nga CNN u parashikua se senatori demokrat Mark Kelly nga Arizona, i zgjedhur për të plotësuar mandatin e senatorit të ndjerë të GOP John McCain, do të rizgjidhet e fitorja e tij e deklaruar sot ndaj sipërmarrësit Blake Masters, shënoi një tjetër refuzim nga votuesit e një kandidati të mbështetur nga Trump, të cilin demokratët e portretizonin si një ekstremist.

Deri më tani, demokratët mbajnë 49 vende në Senat dhe republikanët 49 - që do të thotë se demokratëve u duhet vetëm një vend më shumë për të fituar shumicën, pasi edhe nëse të dy partitë do të përfundonin me 50 vende secila, demokratët do të ruanin kontrollin e Senatit, falë votës së zëvendëspresidentes Kamala Harris. Pra, është vetëm gara në Nevada, ajo që përfundimisht mund të përcaktojë ekuilibrin e pushtetit në dhomën e sipërme.

Ndërkohë, kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve është ende në balancë. Por është e qartë se edhe nëse republikanët fitojnë një shumicë, ajo do të jetë me një diferencë shumë më të vogël se sa është shpresuar nga udhëheqësit e GOP.

Lajme të ngjashme