Demi: Të largohet kriteri i përvojës së gjatë menaxheriale për gratë që aplikojnë në pozita drejtuese - NACIONALE

Demi: Të largohet kriteri i përvojës së gjatë menaxheriale për gratë që aplikojnë në pozita drejtuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, ka treguar për diskriminimin që po iu bëhet grave në konkurset për pozita të larta drejtuese.

Ai ka bërë me dije sipas një raporti të GAP për vitin 2020, gratë mbajnë vetëm 10% të pozitave në nivelin e lartë drejtues në institucionet qendrore.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vendosja në konkurse e kriteri për përvoja disa vjeçare në pozita drejtuese po diskriminon gratë.

Sipas një raporti statistikor të GAP për vitin 2020, gratë mbajnë vetëm 10% të pozitave në nivelin e lartë drejtues në institucionet qendrore, 32% të pozitave në nivelin drejtues dhe 22% të pozitave menaxheriale në nivelin lokal. Për të mbajtur këtë nivel diskriminues, institucionet shpallin konkurse për pozita të larta drejtuese ku një ndër kriteret është përvoja disa vjeçare në pozita drejtuese (siç ishte rasti i fundit për drejtor/e të RTK), ku gratë pastaj përjashtohen automatikisht edhe nga konkurrimi”, ka shkruar Demi.

Sipas tij, kriteri për përvoja të gjatë menaxheriale për gratë që aplikojnë në pozita drejtuese duhet të largohet.

Për të largu këtë padrejtësi, institucionet duhet që të marrin parasysh padrejtësitë historike në punësime, trajnime dhe avancime dhe të largojnë si kriter përvojën e gjatë menaxheriale për gratë që aplikojnë në pozita drejtuese. Se ata burra që kanë përvojë të gjatë drejtuese po duket qysh i kanë drejtu ato institucione deri tash”, ka shkruar Demi.

Lajme të ngjashme