Demi tallet keq me Qeverinë: Një zyre ku pihet duhani verifikon diplomat e Universitetit të Harvardit - NACIONALE

Demi tallet keq me Qeverinë: Një zyre ku pihet duhani verifikon diplomat e Universitetit të Harvardit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, është tallur me thirrjen e qeverisë për kthim të profesionisteve nga diaspora.

Ai ka bërë me dije se në bazë të një udhëzimi administrativ profesionistëve të diasprës iu duhet muaj të terë për ta verifikuar diplomën e tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar duke shkrua se nëj zyre e cila nxehet nga një termo me tre tela verifikon diplomat e universiteteve më të njohura në botë.

“𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚: Ftojmë profesionistët nga diaspora që të kthehen dhe të angazhohen në institucione publike. 𝐏𝐨 𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐤𝐮𝐫 𝐝𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐚 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐦: ...por, në bazë të Udhëzimit Administrativ 12/2008, diploma e juaj së pari duhet te verifikohet nga zyrtarët e MASHT, të mbyllur në një zyre që ngrohet me nxemëse me tre tela e të ngulfatë me tym duhani, e të cilët marrin me muaj ose vite kohë për me verifiku një diplomë të lëshuar nga Harvardi, LSE, Universiteti i Zürich-ut...”, ka shkruar në Demi.

Lajme të ngjashme