Demi kritikon Qeverinë: Në kohën kur i duhen më së shumti, Kosova ndali fondet për lobim
Drejtori i Instituti GAP, Agron Demi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të politikes së jashtme.
Ai e ka konsideruar si veprim të gabueshëm të Qeverisë për t`i ndalur fondet për lobim.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar edhe për mungesën e stafit diplomatik nëpër ambasada.
“Në kohën kur i duhen më së shumti, Kosova ka ndalë fondet për lobim, i ka lanë ambasadat pa staf e politika e jashtme është inekzistente”, ka shkruar Demi.