Demi ironizon me xhamat e kaltër të Qeverisë dhe xhamat e zi të veturave: E kanë një shtresë që i mbron pushtetarët nga realiteti
Drejtori i Institut GAP, Agron Demi, ka ironizuar me xhamat e kaltër të Qeverisë e xhamat e zi të veturave zyrtare.
Ai ka shprehur dyshime se këta lloj të xhamave e kanë një shtresë e cila pushtetarët i mbron që ta shohin realitetin ashtu siç është.
Në profilin e tij në “Facebook”, Demi ka shkruar se ndryshe nuk shpjegohet fakti që politikanët e njëjtë ndryshe i shohin problemet në opozitë e ndryshe në pushtet.
“Me siguri ata xhamat e kaltërt të Qeverisë e xhamat e zi të veturave zyrtare e kanë edhe një shtresë e cila pushtetarët i mbronë nga realiteti. Kushdo që shikon prej mbrapa atyre xhamave, i duket gjithçka lula. Përndryshe, qysh shpjegohet fakti që i njejti politikan e interpreton të njejtin problem në arsim, shëndetës, bujqësi, ekonomi...ndryshe në opozitë e ndryshe prej pozitës së pushtetit? Stagnim total, e besa edhe jemi tu ba hapa mbrapa si shtet”, ka shkruar Demi.
Ai ka vlerësuar se Qeveria Kurti e ka humbur rrugën në oborr.
“Kjo qeveri e ka humb rrugën në oborr, ose më mirë me thanë nuk është ka e gjenë rrugën tash e tri vjet në pushtet. Efekti "Dunning-Kruger" tek kjo qeveri është ka bënë kërdinë”, ka shkruar ai.