Demi i zhgënjyer me Qeverinë Kurti: As pragun e pritjeve bazike nuk e ka kaluar - NACIONALE

Demi i zhgënjyer me Qeverinë Kurti: As pragun e pritjeve bazike nuk e ka kaluar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i GAP-it, Agron Demi është shprehur i zhgënjyer me dy vitet e para të Qeverisë Kurti.

Ai ka treguar pritjet normale që i ka pasur për këtë qeveri.

Në profilin e tij në “Facebook”, Demi ka shkruar se në dy vitet e para kjo qeveria nuk i ka plotësuar as pritjet e tij bazike.

Nuk kam pas edhe aq iluzione qe ka me ndryshu gjendja ne mënyrë radikale për dy vjet, por së paku kam shpresu që: kur e dërgoj një kërkesë me pas qasje në raportin vjetor të një institucioni, kam me marr përgjigje konform Ligjit për qasje në dokumente publike; kam pritë së paku që kur të hy me vajzën në një restorant afër ndërtesës së qeverisë, nuk ka me na ngulfatë tymi, se në lokalet jashtë Prishtinës as këtë nuk e kam pritë; kam pritë së paku që në spitale ka me pas sapun me i la duart, nëse barna nga lista esenciale nuk ka; kam pritë së paku që kur ta dërgoj një ankesë tek Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorëve, nuk ka me mu dasht me pritë mbi 400 ditë për një përgjigje (ende jam duke pritë)”, ka shkruar Demi.

Ai ka bërë me dije se kjo qeveri nuk i ka kaluar as pritjet bazike të tij.

...dmth pritjet e mija kanë qenë bazike, për toke, për një qeverisje të dinjitetshme, e të hapur e bashkëpunuese, e tjerat pastaj nëse vijnë (si punësimi, ndalja e emigracionit, zhvillimi i qëndrueshëm, ambient ma i pastërt...) mirë-ardhshin. Por kjo qeveri as këtë prag nuk e ka kalu. Së paku për gjysmën e dytë të mandatit nuk i kam as këto pritje”, ka shkruar Demi.

Lajme të ngjashme