Demhasaj i ashpër me VV-në: Heshtën për kauza kombëtare, tani protestojnë kundër investimeve amerikane
Analisti Arton Demhasaj ka kritikuar aktivistët dhe zyrtarët e VV-së që po marrin pjesë në protestat kundër Qeverisë Rama në Tiranë.
Ai ka vlerësuar së këta njerëz heshtën kur u protestuar në Prishtinë dhe Tiranë për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ata tani janë ngritur kundër një investimin amerikan në Shqipëri.
“U mbajtën protesta kombëtare në Prishtinë e Tiranë për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së nga padrejtësitë në Hagë. Po ashtu, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u ngritën në protestë për një të drejtë kaq elementare: mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe! Ndërkohë, ku janë "patriotët" e Vetëvendosjes? Pse nuk u panë gjëkundi në këto kauza jetike kombëtare?! Por, kur vjen puna për të protestuar në Tiranë kundër investimeve amerikane apo kundër Ramës, këta janë të parët në rresht. Aktivizohen me sekonda për interesa politike.:, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Patriotë të Ali Express-it që rrahin gjoksin vetëm kur u shërben agjendave të tyre të ngushta, por që zhduken kur kombi ka nevojë për unitet dhe mbrojtje të dinjitetit!”, ka shkruar ai.