Demaku: Zemërimi i qytetarëve po rritet, pasojat do t’i bartë Kurti në ditët në vazhdim
Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë kjo parti do të vazhdojë të kundërshtojë veprimet e Kurtit.
Në një deklarim para mediave, ai ka deklaruar se edhe zemërimi i qytetarëve ndaj situatës po rritet.
Sipas tij, nëse nuk konstituohet Kuvendi pasojat e situatës do t` bartë lideri i VV-së, Albin Kurti.
“Na edhe sot jemi këtu për të shprehur fuqishëm kundërshtimin tonë ndaj veprimeve të deputetit Albin Kurti, i cili me vetëdije të plotë është duke shkelur Kushtetutën, rendin juridik të vendit tonë, kryekëput për interesat e tij, për egon e tij dhe për qëllimet e tij tashmë personale, sepse është më se e qartë se gjithçka është e dirigjuar nga ai. Ne i bëjmë thirrje që sa më shpejt të ndryshojë këtë qëndrim, sepse në këtë formë, nëse vazhdohet edhe më tutje, zemërimi i qytetarëve do të rritet dhe për pasojat, përgjegjësitë do t’i bartë ai në ditët në vazhdim”, ka thënë Demaku.