Demaku: Rubin dhe Clark janë dëshmitarë të mbrojtjes përballë narratives së BIA-së serbe
Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka komentuar emrat e diplomacisë amerikane që kanë dëshmuar dhe do të dëshmojnë në favor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka bërë me dije se James Rubin dhe Wesley Clark janë dëshmitarë të mbrojtjes përballë narratives së BIA-s serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, Demaku ka pyetur se ku janë gjatë kësaj kohe institucionet e Kosovës.
“Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj udhëheqësve të UÇK-së, James Rubin dhe Ëesley Clark janë dëshmitarë të mbrojtjes përballë narrativës së BIA-s serbe. Po institucionet e Kosovës, në krye me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, me heshtjen dhe inferioritetin e tyre në vazhdimësi, ku janë në këtë mes?”, ka shkruar Demaku.