Deliu thirrje Policisë e Prokurorisë: Profili “Lule Gjeli” shpërndau pretendime dhe akuza ndaj meje
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se profili “Lule Gjeli” dhe llogari të tjera të rreme, kanë shpërndarë pretendime dhe akuza ndaj saj.
Deliu ka bërë thirrje nga Policia dhe Prokuroria që të merren me këtë çështje.
“Profili “Lule Gjelin” dhe llogari të tjera anonime kanë shpërndarë pretendime dhe akuza ndaj meje, duke tentuar të dëmtojnë emrin tim dhe të familjes sime.
Kërkoj nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria që ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet, të zhvillojnë hetim të plotë dhe të verifikojnë të gjitha rrethanat, përfshirë çdo person apo llogari që mund të jetë e përfshirë në këto veprime.
Askush nuk duhet të ndihet i paprekshëm duke u fshehur pas profileve false dhe duke dëmtuar njerëz me shpifje”, ka shkruar ajo.