Deliu: Nuk mbyllet debati pse i pengon pushtetit, censura nuk kalon
Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), duke shprehur shqetësim për deklaratat e bëra nga nënkryetarja e këtij institucioni, Drita Morina.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se nuk mbyllet debati pse i pengon pushtetit.
“Nuk mbyllet debati pse i pengon pushtetit. Nuk heshtet media pse flet lirshëm. Censura nuk kalon”, ka shkruar Deliu.