Deliu-Kodra tregon mesazhin e çuditshëm që e mori sot: Këto mashtrime po prekin shumë qytetarë - NACIONALE

Deliu-Kodra tregon mesazhin e çuditshëm që e mori sot: Këto mashtrime po prekin shumë qytetarë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e PDK-së për deputete në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Blerta Deliu-Kodra, ka treguar se sot ka marrë një mesazh të rremë në telefonin e saj.

Ajo ka bërë me dije se mesazhi pretendon se asaj i është shqiptuar një “gjobë” në trafik dhe i kërkohet që të paguajë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo e ka publikua mesazhin, duke ftuar qytetarët që të kenë kujdes nga këto skema të mashtrimit.

“Sot në mëngjes mora një mesazh të rremë për një “gjobë”. Këto mashtrime po prekin shumë qytetarë. Vetëm me kujdes dhe raportim mund t’i ndalim këto skema”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme