Del dokumenti: Faton Peci i ka dhënë 50 mijë euro bashkëpartiakut të tij për ndërtimin e tri vilave - NACIONALE

Del dokumenti: Faton Peci i ka dhënë 50 mijë euro bashkëpartiakut të tij për ndërtimin e tri vilave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci raportohet se i ka dhënë një grant bashkëpartiakut të tij, Bahtijar Berishës, në një projekt mbi 84 mijë euro për ndërtimin e tri vilave në Dragash.

Sipas “Periskopit”, projekti është miratuar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila ka financuar 60 për qind të shumës mbi 80 mijë euro.

Mediumi ka publikuar pamje, ku anëtari i kryesisë së Listës Guxo, ka ndërtuar tri vila.

Bahtijari raportohet se ka aplikuar në AZHB me këtë projekt, ku është financuar me rreth 50 mijë euro për ndërtimin e vilave.

“Pas kontrollës administrative, kritereve të vlerësimit dhe kontrollës së parë në terren, projekti juaj i plotëson kriteret për fillimin e investimeve sipas UA Nr. 04/2022.
Pranohen për investim pikat e cekura sipas: Përshkrimi të blerjeve përmes projektit dhe bazuar në Listën e investimeve të pranueshme të sektorit, me vlerën e kërkuar në projekt apo llogaritur në bazë të çmimores së AZHB’së, si në vijim:

Shtëpiza malore druri për ofrimin e shërbimeve të akomodimit, 3 shtëpiza me nga 5 shtretër, 2 dhoma gjumi, banjo dhe dhoma e ndejës secila sipas skicave dhe paramasës, me vlerë: 84,170.00 euro.” – thuhet mes tjerash në dokumentin e publikuar nga mediumi.

Ndërkohë, janë publikuar pamje ku Berisha shihet edhe me Osmanin, gjatë një vizite në Dragash.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme