Dekreti i Osmanit, GjK: Vendimi merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese - NACIONALE

Dekreti i Osmanit, GjK: Vendimi merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për vlerësimin e kushtetuetshmërisë së dekretit të presidentes Vjosa Osmani, njoftoi sekretari Veton Dula.

Ai tha të martën se vendimi do të merret “pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese” të pretendimeve të parashtruara në kërkesë.

Që nga 9 marsi, Gjykata shqyrton kërkesën e Haxhiut, e bashkuar me lëndën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dula deklaroi për Front Online: “Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë…”

Data e publikimit të vendimit nuk është përcaktuar.

Në javën e parë të marsit, gjykata vendosi njëzëri masë të përkohshme, duke ndaluar “çdo vendim dhe veprim të mëtejmë” nga presidenca dhe kuvendi.

Lajme të ngjashme