Deklarohet Ministri i Mbrojtjes i Bosnjes: Nuk u fut ushtria serbe, veç kadetët të akademisë ushtarake të tyre - NACIONALE

Deklarohet Ministri i Mbrojtjes i Bosnjes: Nuk u fut ushtria serbe, veç kadetët të akademisë ushtarake të tyre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes i Bosnje-Hercegovinës, Zukan Helez, u deklarua për marshimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe në Prijedor të Bosnje-Hercegovinës, duke thënë se “Republika Srpska” i paraqiti si ushtarë ndërsa ata janë veç kadetë nga akademia ushtarake e Beogradit.

Helez tha që në fillim se Ministria e Mbrojtjes e Bosnjë-Hercegovinës nuk ka ftuar apo miratuar hyrjen e ushtarëve të Ushtrisë Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ne nuk i kemi ftuar, Ministria e Mbrojtjes e Bosnjë-Hercegovinës nuk ka të bëjë me këtë dhe kjo nuk është në planin e bashkëpunimit ushtarak bilateral ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë”, tha Helez për “Klix.ba”.

Helet shtoi se sipas njohurive të tij, nuk bëhet fjalë për ushtarë “të vërtetë”, por për kadetë të Akademisë Ushtarake nga Serbia.

Megjithatë, ata nuk mund të hynin nëse dikush nuk i ka ftuar, dikush duhej t'i ftonte nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe bëhet fjalë për kadetë, nuk është ushtri, kjo bjen në çështje të arsimit dhe është përgjegjësi e dikujt tjetër”, shtoi Helez. .

"Një oficer mund të vijë me ta, por ai është profesor. Derisa të diplomohet dhe të marrë gradën e kadetit, ai nuk është ushtar. Sipas informacioneve tona, mendoj se Ministria e Punës dhe Mbrojtjes së Veteranëve dhe Aftësisë së Kufizuar e RS ka gjetur ndonjë bazë ligjore për t'i ftuar si studentë, e më pas për ta paraqitur si ushtri”, përfundoi Helez.

Lajme të ngjashme