Lajçak pas takimit me Bislimin e Petkoviqin: Diskutimet vazhdojnë - NACIONALE

Lajçak pas takimit me Bislimin e Petkoviqin: Diskutimet vazhdojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, priti një takim me kryenegociatorët Bislimi Besnik dhe Petar Petkoviq. Takimi u zhvillua në Bruksel dhe kishte për qëllim adresimin e një game të gjerë çështjesh urgjente, duke u fokusuar kryesisht në zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe përpjekjet për deeskalim në veri.

Në një postim në Twitter pas takimit, Lajçak tregoi se pati diskutime të gjata për shumë pika, por nuk ka bërë të ditur asnjë rezultat të arritur. Ai tha se diskutimet do të vazhdojnë.

"Prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe Serbisë, Petar Petkoviq. Diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të Dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme", tha ai.

Lajme të ngjashme