Deklarohet Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka paralajmëruar se “shumë shpejt do të ketë lajme të mira”.
“Ishte një darkë miqësore mes dy miqsh, as e para, as nuk do të jetë e fundit, edhe shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira”, ka thënë Abdixhiku para mediave.