Deklarimi i Rashiqit për 24 hektarët "na ka shokuar", thotë Bashkim Ramosaj
Kryetari i Komunës e Deçanit, Bashkim Ramosaj, reagoi ndaj deklaratës së ministrit Nenad Rashiqt, duke thënë se është “e papranueshme” nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Rashiq kishte thënë se kryeministri Albin Kurti vendosi t’ia transferojë 24 hektarë tokë Manastiri i Deçanit "për shkakun tim."
Në emisionin Kosova Live, Ramosaj e quajti deklaratën shokuese dhe të papranueshme.
“Na ka shokuar kjo deklaratë. Tema e Manastirit është temë delikate,” tha ai.
“Me u qu një kryeministër me bo për hatër të dikujt është e papranueshme dhe pa precedent.”