Deklarimi i Kurtit për “zhdukje të opozitës”, Çitaku: Përgjigjen e parë e morre në zgjedhjet lokale, të dytën së shpejti
Në rast të zgjedhjeve të reja, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mund të “zhduket opozita” kësisoji duke i dhënë ngjyrim të një fitore absolute subjektit politik të tij, ndërsa ndaj këtij deklarimi të Kurti ka reaguar edhe Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila tha se Kurti “përgjigjen e parë e ka marrë në zgjedhjet lokale 2021” ku fitoi veç katër komuna, ndërkaq “përgjigjen e dytë” do ta merr në zgjedhjet e reja parlamentare.
Reagimi i Çitakut:
Po Kryeministër,
Ju mendoni se e zhdukni opozitën ( më mirë me thanë dëshironi ), sikurse që mendoni se keni fuqi me zhdukë gjithçka dhe secilin që nuk pajtohet me ju.
Njejtë dëshironi dhe synoni edhe për mediat, shoqërinë civile, biznest, prokurorinë.
Përgjigjen e parë e keni marrë në zgjedhjet lokale me 2021.
Përgjigjen e dytë do ta merrni kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shpejtë.