Deklarimet e Kurtit dhe Osmanit për luftë, Syla: Qëllimi është të përhapet panik te qytetarët
Analisti Valon Syla ka komentuar deklarimet e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani për luftë.
Ai ka bërë me dije së në këtë mënyrë krerët institucionalë po krijojnë panik të qytetarët e Kosovës.
Syla ka shprehur dyshime se kjo po bëhet për të arsyetuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se pas krijimit të Asociacionit të njëjtit do të thonë se shpëtuan vendin nga lufta.
“Herë foto me snajperë e herë me durbi...Deklarata të pandalshme për luftë nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti gati se çdo javë. Ku është esenca të jepen kesi klithma për luftë, kur në raste serioze zakonisht këto informata, nëse serioze, shteti i mban si sekrete dhe i tarjton me kujdes dhe pregaditje. Ku eshtë esenca për kesi klithma rreziku lufte, përveç nëse qëllimi është të bëhet panikë te qytetarët e Republikës. E pastaj, të thonë e bonën 'Zajednicën' dhe pshtum Kosovën prej lufte”, ka shkruar Syla.