Deklarata e Trump, Hoxhaj: Mund të jemi temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane - NACIONALE

Deklarata e Trump, Hoxhaj: Mund të jemi temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratës së fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili paralajmëroi se “do ta zgjidh” çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim për Klan Kosova, Hoxhaj vlerësoi se kjo deklaratë nuk është e rastësishme dhe sugjeron se çështja e Kosovës mund të rikthehet së shpejti në vëmendjen e politikës së jashtme të ShBA-së.

“Kjo deklaratë e presidentit Trump as nuk duhet të mbiinterpretohet dhe as nënvlerësohet, ndonëse është thënë duke krahasuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi me rastet e tjera në botë. Tregon që jemi në vëmendje të Trumpit dhe është një shenjë paralajmëruese se mund të jemi herët apo vonë, temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane”, tha ish-kryediplomati.

Lajme të ngjashme