Dedaj ka reaguar për deklaratën e ministrit serb në Maqedonin e Veriut - NACIONALE

Dedaj ka reaguar për deklaratën e ministrit serb në Maqedonin e Veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ivan Stoilkoviq, njëherit edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut, doli hapur kundër shtetit të Kosovës, ai thuri lavde për terroristët serbë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Pikërisht aty ku u vra edhe heroi Afrim Bunjaku.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka thënë se kjo është e pritshme prej Stoilkoviq-it, pasi Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoninë e Veriut, ishte kundër emërimit të tij për ambasador.

“Sa i përket idesë dhe propozimit të tij për zëvendëskryeministër dhe ministër në një dikaster të ndjeshëm sensitiv të marrëdhënieve ndëretnike të bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut dhe duke njohur të kaluarën e tij, sepse ai është kryetar i Partisë Demokratike të serbëve të Maqedonisë një kohë të gjatë dhe tash ka vetëm një deputet dhe duke njohur deklaratat e tij dhe qëndrimet e tij posaçërisht ndaj komunitetit shqiptar, shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kjo shihet se ka tendenca në Republikën e Maqedonisë së Veriut të shtrirjes së ndikimit dhe impaktit ruso-serb, kryesisht përmes partive proruse dhe proserbe,” shtoi Dedaj.

Dedaj gjithashtu tha se për një shtet demokratik që aspiron anëtarësimin në Institucionet e BE-së e kur është anëtare e NATO-s, ky nuk do të duhej të ishte minister dhe se duhet që masa ligjore të merren ndaj tij, raporton Dukagjini.

Lajme të ngjashme