Deda: Kosova sot mori mesazhin më të rëndë nga ShBA-ja
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Ilir Deda, ka thënë se sot Kosova ka marrë mesazhin më të rëndë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deda për Rubikon të Klan Kosovës ka komentuar kritikat e O’Brien për Qeverinë e Kosovës.
“Në diplomaci zakonisht kur dalin mesazhe të tilla të rënda në publik. Ajo është faza finale e përplasjes mes dyja vendeve. Nuk është lehta që ata me ia dhënë një mesazh të tillë Kosovës, sepse ata janë munduar më së shumti që ta përmbyllin suksesshëm pavarësinë tonë, ne po harrojmë që se kemi përmbyllur shtetësinë në aspektin ndërkombëtar”, tha Deda.
“Mund ta imagjinojmë brishtësinë e raporteve, por të njëjten kohë në Kosovë duhet të dihet se me superfuqi, nuk ka prishje të raporteve dhe rregullim pastaj. Vendimet të cilat merren nuk janë afatshkurta, sepse një administratë e tërë e cila e ndërton një pozicion të ri nuk kthehet lehtë pas më vonë e sidomos për Shtetet e Bashkuara”, theksoi ai.