Deçan: I dyshuari kryen vjedhje me armë, arrestohet bashkë me vëllanë e tij pasi kanosën policët
Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Deçan.
Atje një i dyshuar me armë ka kryer vjedhje, përderisa pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është arrestuar bashkë me vëllanë e tij pasi kanosën policët.
Njoftimi:
Rr. Luan Haradinaj, Deçan / 29.12.2024-18:35. Dyshohet se në një qendër tregtare është kryer një vjedhje nga një person i dyshuar i armatosur. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë ndërkohë i njëjti i ka kanosur verbalisht tre zyrtarët policor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është arrestuar vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa ishin në bastisje. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit-vëllezër janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.