Debati i nxehtë në BIK të Drenasit, policia: E kemi monitoruar zonën përreth
Dje Nacionale raportoi në lidhje me një “përlasje verbale” në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ishte përfshirë edhe Osman Musliu, hoxhë i njohur nga Drenica.
Në lidhje me këtë çështje, Nacionale i ka shkruar edhe Policisë së Kosovës. Në përgjigjen e tyre, policia ka njoftuar se nuk ka pasur ankesa në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në KBI të Drenasit.
Megjithatë, Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka monitoruar zonën përreth.
“Jo nuk e kemi monitoruar si polici këtë aktivitet aty ku është mbajtur nga brenda, por kemi monitoruar zonën përreth.
Nga ana e zyrtarëve të BIK-ut, nuk është paraqitur ndonjë ankesë në Polici.” – thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.