Dauti për orën zvicerane ku portretizohet Skënderbeu: Është reklamë, në e hongsh me e ble - NACIONALE

Dauti për orën zvicerane ku portretizohet Skënderbeu: Është reklamë, në e hongsh me e ble

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Daut Dauti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas entuziazmit të madh të qytetarëve pas publikimit të një ore nga marka zvicerane ku portretizohet Skenderbeu.

Dauti ka ndarë krahas këtij portretizimi, edhe disa orë më simbole serbe e malazeze, duke thënë se kjo nuk është ndonjë risi por vetëm reklamë për të i shitur orët.

Ai deklaroj se reagimi i qytetarëve ishte i atille se nuk thanë se vet Skënderbeu ka mbajtur një orë të tillë.

"U qunë peshë dje ni milet:‘Kqyrni, kqyrni çka kanë prodhu zvicrantë’. Bile, edhe prefesori i universitetit. E kish paraqitë sikur që kjo firmë duhet të shenjtërohet dhe se ky veprim është meritë e drejtëpërdrejtë e shqiptarëve dhe heroizëm personal i Skenderbeut. Punë hyjnore, thanë. Arritje shekullore e shqiptarëve. Gati thanë që kësi sahati ka bajtë edhe Skenderbeu.", ka deklaruar Dauti.

Dauti tha se kjo është vetëm një reklamë për të shtyrë njerëzit të blejnë orë dore pasi që ra renë shitja e tyre më zhvillimin e teknologjisë.

"Reklamë është, o ‘njerëz’ se prej që kanë dalë ajfonat nuk po shiten ma sahatat. Grrep për me tërhjekë blerësin me ndjenja patriotike. Ne hongsh me ble. Athu kështu kanë reagu edhe serbët dhe malazezët kur i kanë pa sahatat e kësaj firme me simbolet e tyre? Kurrë jo. Ata e dinë dallimin mes reklamës dhe realitetit.", ka shkruar Dauti në Facebook.

Lajme të ngjashme