Dauti flet për rrezikun që të zhduket gjuha shqipe: Fëmijët kanë dëshirë ta flasin anglishten - NACIONALE

Dauti flet për rrezikun që të zhduket gjuha shqipe: Fëmijët kanë dëshirë ta flasin anglishten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkrimtari Daut Dauti ka bërë një shkrim rreth mundësisë që të një ditë “të zhduket gjuha shqipe”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se mbi 20 gjuhë që fliten nga minoritetet në Evropë mund të zhduken.

“Si shtesë, në këtë zhdukje ndihmon numri i vogël i folësve, mungesa e përkthimeve automatike, angazhimi i ulët në të folurit, mungesa e analizave të teksteve dhe mungesat tjera të resurseve, që janë të nevojshme për zhvillimin e gjuhës.” – ka thënë ai tutje.

Sipas Dautit, duke marrë parasysh këto fakte, “nuk është larg logjikës të mendohet se një ditë do të zhduket edhe gjuha shqipe”.

“Nëse i kemi parasyshë këto fakte, atëherë nuk është larg logjikës të mendohet se një ditë, ndoshta në fund të shek. XXII apo XXIII, do të zhduket edhe gjuha shqipe. Ekspertët mendojnë se zhdukja e gjuhëve është shpejtuar dhe se pas dy tre shekujve do të mbijetojnë vetëm anglishtja, spanjolishtja, arabishtja, frengjishtja, gjermanishtja, italishtja, rusishtja dhe ndonjë tjetër. Çdo vit në botë zhduken 20 – 25 gjuhë.” – ka thënë ai.

Ai madje ka shtuar se “shenjat tregojnë” që gjuha shqipe është në rrezik, duke përmendur këtu edhe "dëshirën e fëmijëve që të flasin në gjuhën angleze".

“Në realitet, shenjat që tregojnë se gjuha shqipe është në rrezik, ekzistojnë. Faktorët që ndikojnë në rritjen e këtij rreziku, janë: rënia e numrit të shqiptarëve në Ballkan (rënie e natalitetit dhe shpërngulja), dëshira që fëmijët ta flasin anglishten si gjuhën e tyre të parë, komunikimi i gjeneratave të reja në anglisht, mungesa e botimeve cilësore, niveli i ulët i shkollave, përdorimi i shumë dialekteve në media, humbja e hapit në aplikimin e teknologjisë, etj.” – u shpreh Dauti.

Në fund, ai ka shkruar si vijon: “Në Kosovë është duke ndodhur rasti i Maltës, në të cilin vend të gjithë e dijnë anglishten. Maltezët në shtëpi e flasin gjuhën e tyre me një përqindje të lartë, por në publik mbizotëron anglishtja. Kështu do të duket Kosova së shpejti”.

Lajme të ngjashme