Daut Haradinaj u drejtohet veteranëve: Pushteti me Radoiçiqin i ndaloi benefitet tuaja
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të bisedave të Kusari-Lilës me Radoiçiqi.
Ai ka thënë se pushteti përmes bashkëpunimit me Millan Radoiçiq, ka arritur të ndalojë një benefit të merituar nga veteranët.
“Të çmuar bashkëluftëtarë, e di që jeni merzitë nga komunikimet publike mes pushtetit dhe terroristit serb në kërkim Radoiçiq, edhe unë jam i mërzitur!
“Përmes këtij bashkëpunimi, e vërtetë që kanë arrit me e ndalu një benefit të merituar nga ju, por mos harroni se ne bashkë në një kohë i kemi mundur e zbrapsur shefat e tyre që ishin shumëherë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit”, ka thënë Daut Haradinaj.
“Soji i tyre duhet të jenë pengesë shumë e vogël në krahasim me atë që ne kemi jep dhe jepim për vendin tonë”, është shprehur ai.