Data e zgjedhjeve në veri: Presidentja sot takon partitë politike - NACIONALE

Data e zgjedhjeve në veri: Presidentja sot takon partitë politike

3 vjet më parë

nga Gentiana Hasani

Katër komunat veriore ka më shumë se një javë që janë pa zot shtëpie. Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku janë pa kryetarë tash e nëntë ditë. Dorëheqjet e këtyre zyrtarëve erdhën si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës rreth nisjes së procesit për riregjistrimin e veturave që kanë targa të paligjshme serbe, shkruan Nacionale.

Për ta zgjidhur këtë situatë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar në takim për 14 nëntor subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të katër komunave në veri.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sot u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor”, thuhej në njoftim.

Në njoftimin e presidencës, më 11 nëntor, thuhet se pas konsultimit me partitë politike, Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

E Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se “pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës, ose shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë ditësh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga presidenti i Kosovës”.

Lajme të ngjashme