“Dashuria e jetës”: Prindoni e uron Vjosën në gjuhën angleze për ditëlindje
Sot Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, feston ditëlindjen, duke mbushur 42 vite jetë.
Në datën e lindjes, një urim i ka ardhur edhe nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Sadriu, që është Zotëriu i Parë i Kosovës, ka uruar Osmanin në gjuhën angleze.
“Gëzuar Ditëlindjen dashurisë së jetës sonë!
Secili çast me ty është thesar dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë dhe përkrahjen tënde të pafundme. Dita jote qoftë aq e mrekullueshme dhe e bukur sa je ti. Ne të duam më shumë sesa që mund ta thonë fjalët.” – ka shkruar ai.
Happy Birthday to the love of our life!
— Prindon Sadriu 🇽🇰 (@PrindonSadriu) May 17, 2024
Every moment with you is a treasure, and we’re so grateful for your endless love and support. May your day be as wonderful and beautiful as you are. We love you more than words can say. ❤️ @VjosaOsmaniPRKS pic.twitter.com/BMhQ0pG23z