Dardan Sejdiu: Qeveria Kurti është e zënë me arrogancë dhe mospunë - NACIONALE

Dardan Sejdiu: Qeveria Kurti është e zënë me arrogancë dhe mospunë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti politik, Dardan Sejdiu, beson se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje është dembele dhe e paaftë për të gjetur zgjidhje për problemet.

Sipas ish-deputetit të VV, këtë më së miri e dëshmon mosvotimi i projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trust-i, teksa ka qenë kritik për numrin sipas tij të lartë të skemave pensionale në Kosovë.

“I kemi 23 skema pensionale, invalilodre dhe sociale në Republikën e Kosovës. Nuk ka vend në dynja që ka më shumë skema pensionale invalidore. Logjika e kësaj qeverie është tjetër – së paku në letër. Është ndërtimi i një sistemi pensional invalidor nën ombrellën e një kodi pensional invalidor i cili është sistem prej tre shtyllash.” – ka thënë Dardan Sejdiu në Klan Kosova.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti se po e akuzon opozitën e tanishme për diçka që edhe vetë e ka kritikuar për 19 vjet sa ka qenë në opozitë.

“Por këta s’kanë kohë, janë të zënë me arrogancë, me shitje mendsh dhe mospunë. Janë dembelë, janë të paaftë, janë njerëz që del në televizion dhe i thotë një opozitë ‘po do ta shkatërrosh sistemin pensional’ që vetë e ka kritikuar për 19 vjet.Kjo s’ka të bëjë me Trustin, kjo ka të bëjë me mospunën e këtyre njerëzve.” – mendon Sejdiu.

Lajme të ngjashme