Komuna e Skenderajt: Pas ndërprerjeve të shiut, situata duket nën kontroll - NACIONALE

Komuna e Skenderajt: Pas ndërprerjeve të shiut, situata duket nën kontroll

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Skenderajt ka qenë ndër komunat më të prekura pas reshjeve të shiut që vërshuan gjatë gjithë ditës në territorin e vendit.

Përmes një njoftimi, kjo komunë thotë se situata është në kontroll dhe në menaxhimin e ekipeve të Shtabit Emergjent.

“Falë angazhimit dhe reagimit të shpejtë, është arritë të evakuohen të gjitha familjet që kanë qenë të rrezikuara nga përmbytjet. Megjithëkëtë, pas kësaj fatkeqësie, falë Zotit, asnjë jetë e humbur. Faleminderit secilit qytetar!” – thuhet në njoftim.

Më herët, nga kjo komunë kanë njoftuar se për ditën e nesërme (e premte) nuk do të mbahet mësimi në shkollat e kësaj komune. Përveç procesit mësimor, në Skenderaj janë anuluar edhe të gjitha aktivitetet e tjera të parapara për ditën e nesërme.

Lajme të ngjashme