Dardan Molliqaj thotë se Albin Kurti dhe Edi Rama janë tërhequr nga bashkimi kombëtar - NACIONALE

Dardan Molliqaj thotë se Albin Kurti dhe Edi Rama janë tërhequr nga bashkimi kombëtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj beson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, janë tërhequr nga bashkimi kombëtar me të ardhur në pushtet.

Në Euronews Albania, Molliqaj u shpreh se Kurti erdhi në pushtet nën petkun e atdhetarizmit dhe ndjenjës së bashkimit. Por sipas tij, pasi mori qeverinë, Kurti deklaroi se bashkimi nuk mund të bëhet për shkak se nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.

Ndërkaq, Molliqaj përmendi edhe deklaratat e Ramës, të cilat ishin entuziaste në Kosovë, por edhe ai u tërhoq më pas.

Mua më duket që politika, për arsye shumë shpesh edhe populiste, në të dyja anët në periudha të ndryshme, nuk e ka thënë qartë që problemi i mosbashkimit të Kosovës me Shqipërinë në veçanti, është për shkak se nuk ka një pajtim me Serbinë, sesi duhet të jetë relacioni i shqiptarëve me shtetin e Serbisë. Prandaj, besoj që në dritën e kësaj që po ndodh, edhe në përvjetorin, edhe me intensitet të shtuar të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, jemi prapë në rrugën e gabuar”, tha Molliqaj.

Sipas tij, ka një zhgënjim ndaj Kurtit për këtë çështjë sepse VV-ja erdhi në pushtet me ligjerim atdhetar.

“Besoj që ka një zhgënjim, për shkak se edhe qeveria në Kosovë ka ardhur nën petkun e atdhetarizmit dhe ndjenjës së bashkimit. Sa erdhi në pushtet tha nuk na lejon Kushtetuta, Kushtetua është nga viti 2008 në Kosovë. Edhe deklaratat e Edi Ramës që ishin entuziaste në Kosovë dhe njerëzit u gëzuan prej atyre që kishin ndodhur në Tiranë. Edhe ai u tërhoq, edhe kjo krijoi një problem”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme