Dardan Cena i siguron një medalje Kosovës në Kampionatin Evropian për junior - NACIONALE

Dardan Cena i siguron një medalje Kosovës në Kampionatin Evropian për junior

2 javë më parë

nga Vivianit Gërguri

Xhudisti nga Kosova, Dardan Cena, ka arritur të triumfojë në luftën për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për junior në kategorinë -73 kg, që po mbahet në Pragë të Çekisë.

Në ndeshjen për medalje të bronztë ai e mposhti hungarezin Gergely Adorjani, teksa rrugës për deri te medalja i fitoi pesë luftëra.

Fillimisht, në luftën e parë ai mposhti xhudistin nga Estonia, Larionov, për të depërtuar në tetë më të mirët e Grupit B, pastaj në 1/8 e mposhti ukrainasin Shuhalieiev.

Me kualifikimin në top katërshe të Grupit B, Cena pati punë ndaj sllovenit Herkovic, të cilin e mposhti për të shkuar në finalen e këtij grupi.

Pas tre fitoreve, ai në finale të grupit u mposht nga hungarezi, Szegedi, por që fitojë mundësinë që të luftojë në repesazh.

Në repesazh fitoi edhe dy ndeshje, për të fituar pastaj medaljen e bronztë së bashku me Vincenzo Pelligran e Italisë.

Lajme të ngjashme