Danas: Katër muaj që nga ndalimi i hyrjes së mallrave serbe në Kosovë - NACIONALE

Danas: Katër muaj që nga ndalimi i hyrjes së mallrave serbe në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

E përditshmja serbe “Danas” shkruan se ende nuk është hequr vendimi i qeverisë kosovare për të ndaluar eksportet e mallrave serbe në Kosovë, e cila ishte vendosur nga qeveria kosovare si kundëpërgjigje pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë kufitarë nga njësitë speciale serbe.

Ndonëse nuk është publikuar ndonjë vendim me shkrim i tillë nga Qeveria e Kosovës, “Danas” shkruan se tashmë – ndonëse policët e kidnapuar janë liruar – kjo masë “nuk është hequr”.

Për zgjidhjen e problemit, Oda Ekonomike e Serbisë ka dërguar dhjetëra letra në adresa të ndryshme në Evropë dhe botë. Sipas kryetarit të OES Marko Çadezh, dy të tretat e mallrave nga Serbia në Kosovë janë mallra që u nevojiten kompanive kosovare për prodhim”, raportoi gazeta serbe.

Lajme të ngjashme