Dallaveret me vota, arrestohet kryesuesi i KKZ-së në Prizren
Kryesuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Prizren, Nysret Bytyqi, është arrestuar sot.
Ai dyshohet për manipulim të votave të deputetëve në këtë komunë.
Avokati i tij, Blend Gjini, ka thënë se arrestimi i klientit të tij është i paligjshëm.
“Ai është dorëzuar në polici dhe po presim çka do të vazhdojë”, tha Gjini, i cili shtoi se gjatë intervistës me të si avokat, Byqyti dhe ai kanë vendosur që të vazhdojnë në heshtje. “Nuk ka të bëjë me ankesa të ndonjë subjekti. Asnjë subjekt s’është ankuar për të si kryetar i KKZ-së. Ai dyshohet se nuk ka reaguar ndaj parregullsive. [Arrestimi] është paragjykues. Me shumë gjasë është ndaluar 48 orë”, ka thënë ai për gazetën Express.