Dallaveret me shtëpitë e skamnorëve, reagon komuna e Prizrenit - NACIONALE

Dallaveret me shtëpitë e skamnorëve, reagon komuna e Prizrenit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prizrenit nëpërmjet një komunikate, ka reaguar ashpër në lidhje me arrestimin e katër zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ata dyshohen se kanë bërë dallavere bashkë me pronarin e një kompanie, me materialin ndërtimor të dedikuar për skmanorët.

Komuna e Prizrenit ka reaguar duke thënë se do të kenë 0 tolerancë.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë,

Keqpërdorimi i detyrës dhe arrestimi i zyrtarëve komunal është ngjarje që e denojmë dhe që mbetemi krah organeve të rendit për zbardhjen e resteve të tilla, pasi, jemi zotuar se do të ketë zero tolerancë për akte të keqpërdorimit.

Gjykata e Prizrenit sot ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilët në një projekt për ndërtimin e shtëpive për skamnorët kanë dëmtuar buxhetin për mbi 13 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, në vitin 2021, dhe përgjegjësia mbetet individuale e secilit zyrtarë komunal.

Qeverisja jonë nuk ka përgjegjësi ndaj veprimeve të jashtëligjshme të zyrtarëve në fjalë, por, mbetemi përgjegjës t’i ndalojmë veprimet e tilla dhe ta ngrisim kontrollin për përgjegjësinë e zyrtarëve komunal ndaj qytetarëve.

Nga ky akt është dëmtuar edhe reputacioni i Komunës së Prizrenit, në vazhdën e realizimit të projekteve ekzistenciale për qytetarët.

Denojmë çdo akt të jashtëligjshëm që dëmton qytetarët, me theks të veçantë rastet sociale, të cilat janë prioritet i qeverisjes aktuale dhe do të trajtohen me përpikëri.

Lajme të ngjashme