Dalin rezultatet e Testit të Arritshmërisë, kalueshmëria veç 52%
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e testit të arritshmërisë , ku këtë vit kalueshmëria është 52.1 përqind.
Këtij testi i janë nënshtruan 22 mijë nxënës të klasave të nënta .
“Arritshmëria në gjuhën shqipe është 56.9%, në gjuhën angleze është 69.3%, në Histori është 57.5%, në Gjeografi është 56.8%, në Matematikë është 43.1%, në Informatikë është 47.4%, në Fizikë është 46.5%, në Kimi është 43,4% dhe në Biologji është 48.8%.” – thuhet në njoftim.
Afati i ankesave është deri më 12 korrik 2024.