Dajaku: Edhe Xhaka edhe Shaqiri sërish do ta bëjnë shqiponjën
Taulant Dajaku është i bindur se edhe Granit Xhaka edhe Xherdan Shaqiri do ta bëjnë shqiponjën sërish, dhe se deklaratat kanë qenë vetëm diplomatike.
Për Dajakun nuk ka mëdyshje se dyshja shqiptare e Zvicrës, Xhaka dhe Shaqiri, do ta bëjnë sërish shqiponjën ndaj Serbisë.
“Sigurisht, unë jam shumë i sigurt se pavarësisht çdo deklarate diplomatike për të shmangur botën mediatike që e gjykonin pse ai e ka bërë këtë, deklarata se është bere pishman është thjesht për të ulur gjakrat pas deklaratave të drejtorit sportiv të Zvicrës, por jam shume i sigurt që Xhaka në një situatë të tillë nuk do jetë ai diplomati dhe nuk do mendoj se çfarë do shkruajnë mediat, pasi herën e parë kur e ka bërë e ka bërë natyrshëm", nënvizoi ai.
"Pra, jam shume i sigurt qe edhe Xhaka edhe Shaqiri prapë do ta bëjnë të njëjtën gjë, pavarësisht kontratave e marrëveshje fiktive që ka deklaruar drejtori sportiv. Por që do ta bëjë, Xhaka do ta bëjë", përfundoi ai.