Daçiq ankohet: Kur ka qenë hera e fundit që një president i ShBA-së e vizitoi Serbinë? - NACIONALE

Daçiq ankohet: Kur ka qenë hera e fundit që një president i ShBA-së e vizitoi Serbinë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka bërë disa deklarata të çuditshme në ditën e miqësisë së Serbisë me ShBA-në. Ai ka thënë se është mbrojtësit më të mëdhenj të raporteve mes ShBA-së dhe Serbisë.

Megjithatë, në kremtimin e “Ditës së Amerikës” në Kuvendin e Serbisë, Daçiq ka bërë disa pyetje që përbrenda kishte edhe ankesa. Ai ka pyetur se kur ka qenë hera e fundit që një president i ShBA-së e ka vizituar Serbinë, transmeton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

“Kur ka qenë hera e fundit që një president i ShBA-së e vizitoi Serbinë? Shumë nga ne nuk kanë qenë gjallë atëbotë. Margaret Thatcher është kryeministrja e fundit britanike që e ka vizituar (Serbinë v.j.).” – tha ai, transmeton REL në gjuhën serbe.

Lajme të ngjashme