Çun Lajçi flet pas incidentit: Djali ishte i dehur, e thirra Policinë nga frika se më sulmon - NACIONALE

Çun Lajçi flet pas incidentit: Djali ishte i dehur, e thirra Policinë nga frika se më sulmon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktori, Çun Lajçi ka reaguar pas lajmeve që ai dhe bashkëshortja e tij raportohen të kenë qenë viktima të dhunës nga djali i tyre.

Lajçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Policinë e kishte thirru për arsyeje se kishte frikë nga djali i tij, që kishte qenë i dehur dhe kishte pasur mundësi që ta sulmonte atë apo dikë tjetër.

“Kundërpërgjigje — portaleve që për një cent e therka njeriun! Por edhe policisë që shumë naive qenka n’deklarata! E vërteta asht se djali ishte i dehur! I kishte thye gotat me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, duke u frikësuar mos po me sulmon mua, apo mos po e sulmon dikën, (se i dehur duel nga banesa)!”, ka shkruar Lajçi.

Ai tutje ka thënë se djali është i tij, alkooli i shtetit ndërsa shoqëria qenka parja që vret.

Tani: Si ka mundësi që për një cent ma shumë tentoni ta shkatërroni një familje duke i shtrembëruar të vërtetat! Apo, doni të shfryheni për guximin tim të fjalës (t’vërtetës) që vret. Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqëria qenka parja që vret! Faleminderit që brengoseni, (në prag të 18 dhjetorit, n‘ditëlindjen e 77-të), por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht dhe me asgjë n’botë s’e ndrroj! Kaq!”, ka përfunduar Lajçi.

Lajme të ngjashme