Çuditë Kim Mehmeti: Ballkani i Hapur vazhdim i poltikës së Titos, është projekt serb
Kim Mehmeti, shkrimtar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ka komentuar rrjedhën politike në Shqipëri.
Në një intervistë për ABC, ai ka deklaruar se Ballkani i Hapur është projekt serb.
“‘Shqipëritë’ tona, që unë i quaj, janë shumë të largëta me njëra-tjetrën. Sepse ajo që mund t’i bashkojë shqipëritë tona është shqiptaria. A këta nuk i bashkon shqiptaria, këta i bashkon biznesi…Ballkani i Hapur është në vazhdën e idesë së Titos dhe Dimitrovit që të bëjnë Federatën Ballkanike. Kështu që në një far mënyre, ne shqiptarët gjithmonë kemi vrapuar pas projekteve sllave, ne vetëm kemi vrapuar. Ne gati kurrë nuk kemi pasur projekt shqiptar”, deklaroi ndër të tjera z.Mehmeti.
Kujtojmë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një nga politikanët më përkrahës i Ballkanit të Hapur, gjersa Kosova vazhdon të refuzojë pjesëmarrjen në këtë nismë rajonale, që përkrahet edhe nga ShBA.