Çudit Spahiu, flet për një darkë ku përfaqësuesit e Kosovës e Shqipërisë u ulën bashkë
Nexhmedin Spahiu, analist dhe përkrahës i idesë së kombit kosovar, ka shkruar një status, në të cilin tregon një darkë ku morën pjesë 5 përdaqësues nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në fakt, Spahiu ka shkruar rreth mënyrës së uljes në tavolina të delegacioneve, duke thënë se të gjithë u ulën veç e veç, përveç Kosova e Shqipëria bashkë. E pastaj, në fund të postimit, Spahiu e ka shkruar një fjali të pakuptimtë.
Për më shumë, lexone të plotë postimin e tij:
Gjatë një darke në një konferencë ku merrnin pjesë nga 5 përfaqësues nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, në tavolinën ku unë u ula erdhën I gjithë delegacioni I Shqipërisë, pastaj edhe I gjithë delegacioni I Kosovës. Të gjitha delegacionet tjera u ulën në tavolina veç e veç, vetëm Shqipëria e Kosova bashkë. Njëri nga të pranishmit u kujtua: prof.Spahiu tërë kohen flet se si jemi dy kombe të ndryshme, por në fakt është I vetmi që na bashkon.