Çudia e ditës: Në një lokal në Shtime, tre feferona kushtojnë 1 euro e gjysmë
Rritja e çmimeve, duket se ka shtyrë bizneset të faturojnë edhe produktet, të cilat deri vonë shërbeheshin falas.
Njëjtë ka ndodhur në një lokal në Shtime, ku një porcion feferona me tre copë, është faturuar me 1.5 euro.
Këtë e ka treguar për Klankosova.tv një lexuese e cila e ka dërguar edhe faturën në redaksinë tonë.
Në faturë, shihet se lokali në fjalë ka futur për pagesë edhe feferonat të cilët çdo herë janë shërbyer pa pagesë.
